Lajme

Pacolli për djemtë e tij: Insistojnë që shkollën ta vazhdojnë në Kosovë, e duan më shumë se çdo vend tjetër

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 13 July 2022

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se djemtë e tij, Diari e Armani, vazhdojnë të insistojnë që ta vazhdojnë shkollimin në Kosovë sikurse vëllai i tyre i madh, Isa.

Sipas Pacollit, djemtë e tij e duan Kosovën më shumë se çdo vend tjetër.

“Diari e Armani perkunder dëshirës së madhe që pushimin ta kalojnë në Kosovë, edhe pak ditë janë të angazhuar në kampin veror shkollor, ku kanë mundësi të merren me sport dhe aktivitete tjera kreative. Megjithatë ata vazhdojnë të insistojnë që njëjtë sikurse edhe vëllai i tyre i madh Isa, shkollën ta vazhdojnë në Kosovën që e duan më shumë se çdo vend tjetër”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera