Lajme

Pacolli për 1 Majin: Nuk ka gëzim më të madh se kur krijoj vende pune

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 01 May 2022

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar punëtorët për ditën e 1 Majit, duke thënë se punëtorët me punën e tyre të arrijnë suksese, respekt dhe të shpërblehen për mundin, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se për të nuk ka gëzim më të madh se kur krijon vende pune.

“Urime 1 Maji, dita e punëtorëve! Uroj për të gjithë punëtorët që me punën e juaj të arrini suksese, respekt dhe të shpërbleheni për mundin. Për mua nuk ka gëzim më të madh se kur krijoj vende pune dhe përmirësoj jetën e përditshme të kolegëve të mi”, ka shkruar Pacolli./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera