Lajme

Pacolli pas vaksinimit të Kurtit: Shfrytëzoi donacionin për t’u vaksinuar i pari

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 29 March 2021

Kryeministri Albin Kurti sot mori i pari vaksinën anti-COVID, e për këtë reagoi kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Sipas tij, Kurti shfrytëzoi donacionin e COVAX-it, pasi që thotë se më shumë kanë nevojë ata që përballen çdo ditë me COVID-19, sesa njerëzit e politikës.

”Vaksina “Astra Zeneca” e cila erdhi si donacion nga aleanca Covax, është e sigurt dhe e suksesshme në miliona njerëz në mbarë botën. Qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës, të cilët kanë më shumë mundësi ta mbrojnë veten, e jo duke shfrytëzuar donacionin”, thotë Pacolli përmes një shkrimi në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera