Pacolli: Nuk kemi vendosur ende për partner të koalicionit
Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 15 May 2017
Teksa afati për deklarimin e koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përfundon nesër, Aleanca Kosova e Re, e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, ende nuk ka vendosur se si do të hyjë në zgjedhje – e vetme apo në një koalicion me një apo disa parti të tjera.
Sekretari Organizativ i AKR’së, Rrahim Pacolli, ka deklaruar për Gazetën Express se AKR nuk ka vendosur ende me kë të shkojë në koalicion.
Pacolli ka thënë se AKR ka dy mundësi para vetes. Njëra prej tyre, ka bërë të ditur ai, është që partia të hyjë në zgjedhje e vetme.
AKR është shumë optimiste se do ta kalojë bindshëm pragun.
“Mundësia e parë është të shkojmë të vetëm, sepse e kalojmë pragun bindshëm”, është shprehur Pacolli për Gazetën Express.
Mundësia e dytë, ka treguar Pacolli, është përfshirja e AKR’së në koalicion me parti të tjera.
AKR është e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë – përfshirë partitë aktualisht në pushtet, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Mundësia e dytë është që të shkojmë edhe me parti të tjera. Nuk kemi vija të kuqe për askënd”, është shprehur Pacolli.
Deri në mesnatën e të martës, partitë politike kanë për obligim të deklarojnë në KQZ koalicionet garuese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.
16 maji është paraparë afati i fundit nga KQZ’ja që partitë politike të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhje, derisa të hënën ka përfunduar afati për deklarimin për mospjesëmarrje eventuale në zgjedhje.
Ndonëse ka mbetur edhe një ditë deri në përfundimin e këtij afati, ende asnjë nga subjektet politik nuk ka zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore – me përjashtim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, të cilat një marrëveshje të tillë e kanë nënshkruar para më shumë se një viti.
Kosovarët do t’u drejtohen të dielën e 11 qershorit 2017 kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi ato u shpallën javën e kaluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, menjëherë pas shkarkimit të Qeverisë Mustafa me anë të një mocioni të votuar në Kuvend, të iniciuar nga opozita dhe përkrahur nga PDK’ja.
Të tjera
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...