Lajme

Pacolli: Njohjet e Kosovës do t’i rrisim në 160

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 01 June 2017

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kur ata të vijnë në qeverisje, bashkë me partnerët LDK dhe alternativën, vendit do t’i rrisin njohjet ndërkombëtare deri në 160.

“Njohjet do t’i rrisim deri në 160 në mandatin tonë”, ka thënë Pacolli në hapjen e fushatës në Prishtinë të koalicionit LDK-AKr-Alternativa.

Ai ka akuzuar ministrin Enver Hoxhaj se nuk i ka sjell asnjë njohje vendit.

-Advertisement-

“Ministri i tanishëm nuk ka sjell asnjë njohje. Dy njohje që kanë ardhur në mandatin e kaluar janë kontribut i imi”, ka shtuar ai.

Pacolli ka thënë se do ta jetësojnë idenë e presidentit, Ibrahim Rugova.

“Do ta jetësojmë idenë e presidentit të madh, Ibrahim Rugova. Do ta jetësojmë me vepra e jo më fjalë, me rezultate”, ka shtuar ai.

Më tej ai ka thënë se në qeverisjen e tyre rritja ekonomike do të shkojë në 8%.

Më tej ka theksuar se do të krijojnë nj ambient të sigurt për të bërë biznes, si dhe për investitorët e huaj.

“Do ta bëjmë në emër të Perëndisë”, ka shtuar ai.

“Drejtësinë do ta lirojmë nga ngufatja politike”, ka theksuar Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera