Lajme

Pacolli njoftoi që kanë humbur jetën tre qytetarët nga Kosova – vazhdojnë kërkimet në lumin Lepenc, merr pjesë edhe FSK

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 18 June 2023

Ka rinisur mëngjesin e sotëm aksioni për kërkimin e tre anëtarëve të familjes Pacolli nga Prishtina, të cilët pasditen e të shtunës, ranë me automjetin e tyre në rrjedhën e lumit Lepenc.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë, ndërsa katër anëtarët e familjes Pacolli, ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Prishtinës.

Në ndihmë të ekipit të njësisë speciale “Tigrat” në Maqedoni, mëngjesin e sotëm kanë ardhur edhe ekipet e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

-Advertisement-

Aksioni u ndërpre para orës 2 pas mesnate për shkak të kushteve të vështira dhe dukshmërisë së ulët dhe rinisi rreth orë 6 të mëngjesit.

20 vjeçari, Shkëlqim Pacolli është personi i cili arriti të shpëtojë duke u hedhur nga vetura, ndërsa sipar rrëfimit të tij për prokurorinë dhe policinë, veturën e kishte marrë lumi. Informacionet e para flasin se automjeti i tipit BMW ka hyrë në parakalim, më pas ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë./KlanMacedonia

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera