Lajme

Pacolli niset për në SHBA, do të jete pjesë e Lutjeve të Mëngjesit

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 06 February 2018

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është nisur për në SHBA, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka njoftuar se është nisur për në Washnigton Dc, ku përveç pjesëmarrjes në lutjet e mëngjesit ka thënë se do të ketë takime të rëndësishme.

“Rrugës për Washnigton Dc, për lutjet e mëngjesit dhe takime me rëndësi për fuqizimin e partneritetit tê Kosovës me aleatët”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Të martën për në SHBA për të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit të cilat do të mbahen më 8 shkurt ka udhëtuar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera