Lajme

Pacolli nga Nju Jorku: Një përfaqësues i Kosovës i kërkoi një shteti të mos flasin me mua, do ta zbulojë emrin

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 27 September 2024

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në Nju Jork këtyre ditëve, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se arsyeja për reagimin e tij publik është se një përfaqësues i lartë i Kosovës e kishte porositur një diplomat të huaj, që presidenti i tyre të mos flasë me Pacollin, meqë deputeti kosovar s’është ia autorizuar të flasë për Kosovën.

Pacolli thotë se e ka takuar diplomatin në fjalë dhe ka paralajmëruar se do ta bëjë publik emrin e përfaqësuesit të Kosovës që ka kërkuar të injorohet ish-kryediplomati kosovar.

Në fund kreu i AKR-së thotë se gjende në Nju Jork me shpenzimet e tij dhe pa asnjë përkrahje nga shteti i Kosovës.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Edhe kësaj jave të punës intensive dhe jo pak të lodhshme, ngadalë po i vjen fundi.

Ishte një javë e mbushur me aktivitete, të cilat së shpejti do të shndërrohen në suksese të prekshme për Kosovën.

Sigurisht, përveç takimeve të publikuara, kam pasur edhe takime të tjera të rëndësishme, të cilat për momentin preferoj të mbeten anonime.

Arsyeja që më shtyu të shkruaj dhe të postoj këtë tekst është fakti se një përfaqësues i lartë i shtetit tonë, në një rast të caktuar,         (duke kërkuar takim për vetën e vet kishte ra fjala për mua),  i kishte thënë një Ministri të Punëve të Jashtme të një shteti tjetër që t’i përcjellë presidentit të tij porosinë, të mos flasë me zotin Pacolli, pasi ai nuk është i autorizuar të flasë për Kosovën.

Si rezultat, unë realizova vizitën time dhe madje iu luta që të pranonin të bisedonin me perfaqesuasin e Kosovës në fjal. Do të vijë momenti kur unë do ta bëj këtë publike.

Në Nju Jork isha vetëm me një bashkëpunëtor, si gjithmonë me shpenzimet e mia, pa mbështetjen apo shërbimet e ndonjë strukture shtetërore të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera