Lajme

Pacolli në Zhur: Vota juaj për koalicionin tonë është votë kundër mashtrimit, mjegullës dhe korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 02 June 2017

Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka vazhduar fushatën sot edhe në Zhur, ku u prezantua programin qeverisës si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e koalicionit.

I pritur me brohoritje të shumta, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ju bëri thirrje qyetarëve që me datë 11 qershor të dalin dhe të votojnë për një qeveri që udhëhiqet me ditur me përkushtim, pa korrupsion, pa zhvatje e pa hajni.  Pacolli tha se bashkë me qytetarët e Kosovës do ta jetësojmë ëndrrën e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për t’ua rikthyer qytetareve shpresën për një Kosovë të zhvilluar dhe të përparuar.

“Ky koalicion, do ta jetësojë shpresën tuaj për një jetë dinjitoze, andaj dilni votoni, sepse vota juaj do të veprojë kundër mjegullës, zhvatjes e hajnisë. Votoni njerëzit e ndërgjegjshëm dhe njerëzit e punës e të suksesit, vetëm kështu mund ta ndërtojmë Kosovën madhështore”, ka thënë ndër të tjera i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

-Advertisement-

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, tha para qytetarëve se është i nderuar që i prinë një liste e cila në vete ka njerëz të suksesit dhe profesionistë  të jashtëzakonshëm. “Ne i kemi dhëne zotimet tona, këto nuk janë vetëm premtime të fushatës, ju garantoj se ne kryejmë pune”, ka thënë Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera