Lajme

Pacolli: Ne do mundësojmë që studentët të punësohen menjëherë pas mbarimit të Universiteteve

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 30 May 2017

“Me partnerin tonë të koalicionit kemi program të përafërt, ndërsa synimi ynë është të punojmë me përgjegjësi të lartë, duke qenë në funksion të zhvillimit të vendit ku do të ndërtohet një jetë më e mirë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli para qytetarëve të Deçanit në një tubim, ku i prezantoi kandidatët e AKR-së për deputetë.

Pacolli ka treguar për pikat kryesore të programit qeverisës të koalicionit AKR-LDK, duke u fokusuar në pjesën ekonomike të këtij programi. Ai ka thënë se qysh në fillim të qeverisjes do të mundësohet rritja ekonomike prej 8 përqind.

“Bashkë me partnerin tonë, ne kemi paraparë edhe rregullimin e marrëdhënieve tatimore. Në lenden e parë në disa raste paguhet dogana dhe pastaj është e pamundur të dërgohet në eksport, pasi që produkti del shumë i shtrenjtë”, ka treguar lideri i AKR-së, ai është zotuar se koalicioni AKR-LDK do ta rregullojë këtë, duke i liruar prodhuesit nga disa tatime të cilat ai i ka quajtur të pakuptimta.

-Advertisement-

AKR dhe LDK në qeverisje do të krijojnë zona të lira ekonomike duke e bërë kështu bashkimin kombëtar ekonomik, rrjedhimisht investitorët do të kenë mundësi që të bashkëpunojnë me vendet e rajonit duke krijuar kështu një diapazon më të gjerë të të bërit biznes.

Pacolli gjithashtu ka theksuar se programi qeverisës i AKR-së parasheh që çdo i diplomuar të punësohet menjëherë pas kryerjes së universitetit. “Rinia jonë ka ide të mrekullueshme, ne do t’i jetësojmë ato. Ministria e punësimit nuk do te shërbeje vetëm për tu regjistruar te papunët, por për jetësimin e ideve që burojnë nga talentet kosovarë”, ka thënë ndër të tjera presidenti i AKR-së.

Presidenti Behgjet Pacolli, më pas i ka prezantuar një nga një edhe kandidatët për deputetë, në mesin e të cilëve ishin; Albena Reshitaj, Myzejene Selmani, Islam Pacolli, Mirlinde Gashi, Xhevdet Krasniqi, Vesel Makolli, Korab Sejdiu e Neshat Asllani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera