LDK-AKR-ALRTERNATIVE

Pacolli në Mitrovicë: Me AKR-në në qeverisje, Kosova do të zhvillohet rrënjësisht

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 27 May 2017

 

Në kuadër të vizitave të rregullta nëpër Komuna, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidatët e AKR-së për deputetë, ka vizituar sot Mitrovicën, ku ka zhvilluar një takim me qytetarë,  si dhe ka vizituar Fabrikat “Hirano Mushrooms” dhe ‘Loni Dekor”.

Vizitën e tij, Presidenti i AKR-së dhe kandidatët për deputetë, e filluan nga Fabrika e kërpudhave “Hirano Mushrooms”, ku vëzhguan punët nga afër. Presidenti Pacolli u shpreh i entuziazmuar me punën e mrekullueshme që bëhet aty, duke vlerësuar se prodhimtaria vendore dhe hapja e Fabrikave të reja është rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës.

-Advertisement-

Kjo fabrikë, e cila u hap me iniciativën e Presidentit Pacolli, është lidere në treg për prodhimin e kërpudhave, ndërsa 100% të prodhimtarisë e dërgon në eksport.

Presidenti Pacolli tha se Kosova ka nevojë për më shumë Fabrika dhe investime. “AKR e ka programin e qartë për krijimin e zonave te lira ekonomike dhe tërheqjen e investitorëve të rinj, duke aplikuar këtë program, progresi ekonomik do të ishte i dukshëm, ndërsa do të siguroheshin edhe mijëra vende të reja pune” tha ndër të tjera Pacolli.

Pas vizitës në Fabrikën “Hirano Mushrooms”, Presidenti Pacolli bashkë me kandidatët për deputetë Korab Sejdiu, Agim Bahtiri, Albena Reshitaj, Islam Pacolli, Vesel Makolli, Mirlinde Gashi, Refiqe Ternava, Mirlinda Sopi, Jeton Ujkani, Sami Boroci, Amir Ahmeti dhe Arta Haxhaj,  kanë vazhduar qëndrimin e tyrë në Mitrovicë, ku kanë zhvilluar një takim me qytetarët e kësaj Komune.

Gjatë bisedës së tyre me qytetarët e shumtë të cilët ishin tubuar për t’i takuar kandidatët e AKR-së për deputetë, ata kryesisht biseduan për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë, si dhe për potencialet zhvillimore të Mitrovicës.  Takimin e hapi kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, i cili fillimisht e falënderoi Presidentin Pacolli dhe kanididatët e AKR-së, për vizitën e tyre në Mitrovicë.  Ai tha se vetëm njerëzit e suksesshëm mund ta zhvillojnë Kosovën dhe jo ata të cilët asnjëherë nuk kanë arritur diçka me djersën e tyre.

Në fjalën e tij para qytetarëve të Mitrovicës, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se me AKR-në në qeverisje, Kosova do të zhvillohet rrënjësisht. “Ne e kemi planin e detajuar për krijimin e kushteve të reja të punësimit, do të jenë grupet proaktive që do të mundësojnë shqyrtimin e çdo ideje, e rrjedhimisht implementimin e saj”, ka thënë Pacolli, dhe ka shtuar se AKR do të krijojë tri zona agro-ekonomike, të cilat automatikisht do ta reduktonin importin nga Serbia. “Ne do të krijojmë atmosferë të këndshme të të berit biznes, Kosovën do ta bëj vend të dashur për të gjithë”, ka thënë lideri i AKR-së.

Më pas, Presidenti Pacolli ka prezantuar para qytetarëve të Mitrovicës, kandidatët e AKR-së për deputetë, duke treguar kështu edhe për veprimtarinë e tyre profesionale.

Pas takimit me qytetarë, Presidenti i AKR-së dhe kandidatët për deputetë vazhduan vizitën në Mitrovicë, ku u njoftuan nga afër me punën e Fabrikës “Loni Dekor”.

Kjo Fabrikë, merret me prodhimin e mobileve, kuzhinave, dyerve e dritareve. Presidenti Pacolli premtoi lehtësira për ndërmarrësit dhe tha se ata e kanë rolin e shtyllave kryesore të ekonomisë. “Programi jonë qeverisës është më i implementueshmi, sepse është i dizajnuar nga ekspertët e ekonomisë”, ka thënë ndër të tjera Presidenti i Aleancës Kosova e Re.

Duke folur më tej rreth mungesës së përkrahjes institucionale për zhvillimin e bizneseve, Pacolli ka thënë se me përkrahjen e qytetarëve, plani i AKR-së për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimit ekonomik të saj, do të realizohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera