Lajme

Pacolli: Në mbi 100 evente, asnjëherë s’kam pasur fusnotë para vetes

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 10 December 2021

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se ka përfaqësuar Kosovën në mbi 80 vende dhe se asnjëherë s’ka pasur fusnotë para vetes.

Në takimin e mbajtur para dy ditësh, në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, kryeministri Albin Kurti e ka përfaqësuar Kosovën me fusnotë, e për këtë Pacolli u shpreh se janë rrethana të tjera, të cilat, sipas tij, i di Kryeministri.

Ndër të tjera, Pacolli tha se Kryeministri ndoshta se ka parë fusnotën.

-Advertisement-

Ndryshe, marrëveshja për fusnotën, ishte arritur më 24 shkurt të vitit 2012, në Bruksel, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësimi i Kosovës me fusnotë në forumet dhe nismat rajonale, do të vazhdojë derisa vendi të mos njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vlerësojnë ish-zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve politike.

Fusnota i është vënë emrit të Kosovës në bazë të një marrëveshjeje në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar përfaqësimin e Kosovës në konferenca e nisma rajonale, por edhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera