Pacolli: Në Kosovë ka shumë të papunë dhe shumë punë për të bërë, nuk e di pse duhet të presim
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 05 June 2017
Në tubimin zgjedhor të koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, të mbajtur sot në Malishevë, Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova për 18 vite me radhë është në duar të njerëzve që veprojnë me forcë. “Ne palës tjetër duhet t’i themi mjaft më! Nëse keni luftuar ashtu siç thoni për Kosovën, nëse e doni Kosovën, bëni një favor Kosovës dhe largohuni, mjaft e keni zhvatur”, ka thënë Pacolli duke shtuar se heronjtë që kanë vdekur për këtë liri, e kanë menduar një Kosovë të zhvilluar ku secili është i barabartë.
Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Malishevës që me datë 11 qershor t’i votojnë njerëzit e kohës, të cilët kanë kriter, përgatitje akademike dhe vullnet për ta ndryshuar Kosovën.
“Në Kosovë ka aq shumë punë për tu bërë dhe ka aq shumë të papunë, nuk e di pse duhet të presim”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Pacolli dhe ka shtuar se tash ka ardhur koha që Kosova të udhëhiqet nga njerëzit që do ta zhvillojë dhe ta bëjnë atë të dashur për qytetarët e saj. “Aktualisht një pjesë e madhe e qytetarëve dëshiron të ikë nga Kosova. Ne do ta ndryshojmë këtë, prandaj me datën 11 qershor, besimin tuaj duhet të ja jepni koalicionit tonë, koalicioni i cili është i përbërë nga njerëzit që do ta bëjnë ndryshimin historik në Kosovë”, ka thënë Presidenti i Aleancës Kosova e Re në Malishevë.
Ndërsa kandidati i koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për kryeministër Dr.Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka nevojë për frymëmarrje të lirë, që të zhvillohet ekonomikisht, të krijojë perspektivë për rininë e saj të mrekullueshme dhe të bëhet vend me të cilin krenohen qytetarët e saj dhe miqtë euro-atlantikë të saj. “Përmes Ligjit për Investime Strategjike, do të sjellim investitorë seriozë, që do të krijojnë vende pune e mirëqenie për familjet tuaja”, ka pohuar Hoti. “Me përkrahjen që ne e gëzojmë nga qytetarët e Kosovës, fitorja bindshëm është e jona”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...