Lajme

Pacolli në konferencën e ministrave të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 30 October 2019

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, po merr pjesë në Konferencën e 38-të të ministrave të vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Por, veç kësaj, është paraparë që aty të zhvillohen edhe shumë takime mes ministrave të Jashtëm.

Ndërsa, Kosova anëtare për herë të parë e saj, si anëtare vëzhguese u bë në vitin 2014, ndërsa në tetori të vitit të kaluar statusi iu bë si anëtare e asociuar, shkruan gazeta iNFokus.

-Advertisement-

Që nga anëtarësimi i Kosovës si anëtar vëzhgues në vitin 2014 në Samitin e Frankofonisë në Dakar, Kosova ka bërë përpjekje të shumta për promovimin e gjuhës frënge dhe Frankofonisë.

Bashkëpunime të reja dhe të rëndësishme janë krijuar në nivel universitar, sidomos pas anëtarësimit të Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare Frankofone.

Më tej, Kuvendi i Kosovës i është bashkuar vitin e kaluar Asamblesë Parlamentare Frankofone, gjë që do kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet deputetëve kosovarë dhe deputetëve të vendeve tjera frankofone në çështje të interesit të përbashkët për rajonin tonë, siç janë zhvillimi dhe promovimi i vlerave të demokracisë, paqes dhe diversitetit kulturor e linguistik./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera