Lajme

Pacolli: Në Gjakovë ndjej energjinë pozitive të fitores! Prej këtej do ta nisim bashkimin kombëtar ekonomik!

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 30 May 2017

Investitorët kërkojnë hapësira për të investuar, ata kanë ardhur në Kosovë dhe për vite me radhë kanë qenë të interesuar të investojnë miliona në vendin tonë. Këto Fabrika, të cilat do të punësonin mijëra e mijëra njerëz, janë larguar nga Kosova sepse qeveria jonë nuk ishte e interesuar”, kështu është shprehur Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli sot para qytetarëve të Gjakovës, ku bashkë me kandidatët e AKR-së për deputetë ka mbajtur një tubim me qytetarë.

Ai ka thënë se do të krijohen më shumë zona të lira ekonomike, dhe rrjedhimisht do të vijnë më shumë investitorë edhe nga rajoni. “Ne kemi shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi e Shqipëri të cilët do të vinin e të investonin në këto zona. Zona e lirë ekonomike është gjenerator i madh i punësimit”, ka shtuar presidenti Pacolli.

I pari i AKR-së ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj AKP-së, për të cilën ka thënë se është një ndër shkatërruesit më të mëdhenj të ekonomisë Kosovare.  “Ne nuk jemi të interesuar ti shesim tokat tona e as ti falim ato, ne jemi të interesuar që të punojmë në to dhe të ndërtojmë Fabrika e t’i funksionalizojmë ato që mund të funksionalizohen”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Numri një i AKR-së ka përmendur edhe prodhimet nga Serbia të cilat konsumohen në Kosovë. Ai i ka vlerësuar këto prodhime si të dyshimta, me rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Presidenti i AKR-së ka treguar para qytetarëve të Gjakovës se në mandatin qeverisës të koalicionit AKR-LDK, importi nga Serbia do të zvogëlohet për 60 përqind.

Një gjë tjetër që Presidenti Pacolli e nënvizoi, ishte mbrojtja e mjedisit si dhe jetësimi i ligjit për energji të ripërtrishme. “Ka shumë investitorë që ofrojnë alternativa të ndryshme lidhur me energjinë e ripërtrishme, ne do t’iu ofrojmë mundësi atyre”, ka shtuar ndër të tjera lideri i AKR-së.

Presidenti Pacolli ka folur para qytetarëve të Gjakovës edhe për pika të tjera nga programi qeverisës i koalicionit, ndërsa më pas i ka prezantuar një nga një edhe kandidatët për deputetë. Në mesin e kandidatëve të pranishëm ishin; Luan Shllaku, Albena Reshitaj, Neshat Asllani, Mirlinde Gashi, Vesel Makolli, Korab Sejdiu e Islam Pacolli.

Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe Kryetari i degës së AKR-së në Gjakovë, Luan Shllaku i cili e falënderoi presidentin Pacolli për vizitën dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për Gjakovën dhe qytetarët e saj./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera