Pacolli në Gjakovë: Mos u mashtroni me premtime të kota të 18 viteve të fundit
Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 05 Qershor 2017
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në tubimin zgjedhor të koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, që është mbajtur sot në Gjakovë, ka thënë se koalicioni i shpresës dhe i fitorës është koalicioni i cili ka njerëzit dhe kapacitetin e duhur për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen ekonomike në Kosovë. “Ne do ti fusim në funksion të gjitha fabrikat në Gjakovë, ka shumë investitorë të cilët janë të gatshëm të vijnë”, ka pohuar Pacolli, ai ka theksuar se njerëzit që e kanë zhvatur dhe dhunuar Kosovën duhet të largohen dhe t’jua lëshojnë rrugën njerëzve të drejtë, punëtorë të përgjegjshëm, e profesionistë të cilët sipas tij, janë e vetmja shpresë për ndryshim. “Kosova duhet të udhëhiqet nga njerëzit e dijes, tani është momenti që qytetarët të votojë për ardhmërinë e tyre, e të fëmijëve të tyre”, tha Pacolli
“Është momenti i fundit që Kosova të merr një drejtim tjetër. Ju lutem mos u mashtroni që ta shisni votën tuaj, mos u mashtroni me premtime të kota të 18 viteve të fundit. Gjakova e meriton një Kosovë ndryshe, ne do ta bëjmë atë. Qëndroj fuqishëm pas kryeministrit të ardhshëm Dr.Avdullah Hoti, që së bashku ta çojmë përpara misionin tonë për Kosovën e zhvilluar, për një shtet të fortë e të qëndrueshëm, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kosovës:, ka thënë ndër të tjera numri një i Aleancës Kosova e Re.
Kandidati i koalicionit për kryeministër të Kosovës, Dr, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, ka program të qartë për zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe integrime evropiane. “Mbi këtë bazë ne kërkojmë të na mbështesni, kemi 30 doktorë të shkencave në listë, po ashtu njerëz nga biznesi të njohur në mbarë botën. Ju premtojmë se do ti rrisim pagat, por këtë do ta bëjmë duke e rritur zhvillimin ekonomik”, ka thënë Hoti. “Kemi shumë punë për të bërë, prandaj të sigurohemi që ta votojmë koalicionin e ekspertëve, koalicionin që është shpresa e vetme e Kosovës. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi, prandaj me 11 qershor dilni në votime dhe na mbështesni”, ka thënë ai ndër të tjera.


T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...

































