Lajme

Pacolli në Gjakovë: Mos u mashtroni me premtime të kota të 18 viteve të fundit

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 05 June 2017

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në tubimin zgjedhor të koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, që është mbajtur sot në Gjakovë, ka thënë se koalicioni i shpresës dhe i fitorës është koalicioni i cili ka njerëzit dhe kapacitetin e duhur për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen ekonomike në Kosovë. “Ne do ti fusim në funksion të gjitha fabrikat në Gjakovë, ka shumë investitorë të cilët janë të gatshëm të vijnë”, ka pohuar Pacolli, ai ka theksuar se njerëzit që e kanë zhvatur dhe dhunuar Kosovën duhet të largohen dhe t’jua lëshojnë rrugën njerëzve të drejtë, punëtorë të përgjegjshëm, e profesionistë të cilët sipas tij, janë e vetmja shpresë për ndryshim. “Kosova duhet të udhëhiqet nga njerëzit e dijes, tani është momenti që qytetarët të votojë për ardhmërinë e tyre, e të fëmijëve të tyre”, tha Pacolli

“Është momenti i fundit që Kosova të merr një drejtim tjetër. Ju lutem mos u mashtroni që ta shisni votën tuaj, mos u mashtroni me premtime të kota të 18 viteve të fundit. Gjakova e meriton një Kosovë ndryshe, ne do ta bëjmë atë. Qëndroj fuqishëm pas kryeministrit të ardhshëm Dr.Avdullah Hoti, që së bashku ta çojmë përpara misionin tonë për Kosovën e zhvilluar, për një shtet të fortë e të qëndrueshëm, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kosovës:, ka thënë ndër të tjera numri  një i Aleancës Kosova e Re.

Kandidati i koalicionit për kryeministër të Kosovës, Dr, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, ka program të qartë për zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe integrime evropiane. “Mbi këtë bazë ne kërkojmë të na mbështesni,  kemi 30 doktorë të shkencave në listë, po ashtu njerëz nga biznesi të njohur në mbarë botën.  Ju premtojmë se do ti rrisim pagat, por këtë do ta bëjmë duke e rritur zhvillimin ekonomik”, ka thënë Hoti. “Kemi  shumë punë për të bërë, prandaj të sigurohemi që ta votojmë koalicionin e ekspertëve, koalicionin që është shpresa e vetme e Kosovës. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi, prandaj me 11 qershor dilni në votime dhe na mbështesni”, ka thënë ai ndër të tjera.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera