Pacolli në Ferizaj: Karvani i fitores së Koalicionit për Shpresën, po vjen!
Autori: Gazeta inFokus
17:54 | 08 Qershor 2017
Sot me një pritje madhështore nga qytetarët e Ferizajt, Aleanca Kosova e Re dhe partnerët e koalicionit kanë mbajtur tubim zgjedhor në sallën e sporteve të qytetit, e cila ishte stërmbushur nga mijëra qytetarë të pranishëm.
“Karavani i fitores po vjen, kjo prezencë tregon më së miri se koalicioni ynë është koalicion i fitores.” Kështu e ka filluar fjalimin e tij para qytetarëve të Ferizajt, presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, i cili ka pohuar se ideja është e fuqishme, nëse i ka ardhur koha. “Kjo kohë është 11 qershori, atë ditë dilni dhe votoni listën tonë e cila përbëhet nga njerëzit e suksesshëm dhe ekspertët të cilët ju kanë bashkuar.

Procesi i rritjes ekonomike për Kosovën fillon me votën tuaj”, ka thënë lideri i AKR-së. “Ne do të krijojmë një qeverisje dinjitoze e cila Kosovën do ta qojë drejt një perspektive civilizuese.” Pacolli ka thënë se plani qeverisës i koalicionit parasheh krijimin e tregut mbarëshqiptar, formimin e zonave të lira ekonomike, si dhe funksionalizimin e te gjitha minierave.
“Ne jemi ata që do ta ndajmë njëherë e përgjithmonë gjyqësinë nga ndikimi politik dhe normalisht, me punën tonë do t’i krijojmë shtetit një imazh më të mirë të cilin Kosova ka filluar ta humb”. Pacolli ka premtuar se me qeverisjen e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, do të rritet numri i njohjeve për Kosovën.

“Në fillim të mandatit të dytë, ne do të kemi njohje të mjaftueshme me të cilat do të aplikojmë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Pacolli.
“Jam i bindur se me mençurinë e njerëzve që i kemi në listë, ne do të krijojmë një qeverisje dinjitoze e cila Kosovën do ta qojë drejt një perspektive civilizuese.”, ka theksuar numri i një i Aleancës Kosova e Re.
Ndersa kandidati per kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se Ferizaj është qyteti që pas Prishtinës më së shumti kontribuon në zhvillimin e vendit me taksat që qytetarët paguajnë përmes bizneseve të shumta.
“Ne nuk i sjellim qytetarët nëpër tubimet tona me autobusë, ata na bashkohen dhe na përkrahin në të gjithë Kosovën,” ka thënë Hoti. Ai ju ka bërë thirrje ferizajasve që me datë 11 qershor të votojnë për ekipin më të kompletuar që ka Kosova.


T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...































