Lajme

Pacolli në ditën e varrimit të Liridonës: Të shprehim dhimbjen dhe respektin për një nënë të dashur që u vra në mënyrë mizore

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 01 December 2023

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se sot i jepet lamtumira e fundit, Liridona Murselit, gruas që u vra para një dite në Prishtinë, siç po dyshohet gjatë një plaçkitje në veturën e tyre.

Pacolli ka thënë se sot duhet të shprehet dhimbja dhe respekti për një nënë të mrekullueshme si Liridona që u vra në mënyrë mizore.

“Sot po varroset Liridona Mutseli😡! Te shprehim dhimbjen dhe respektin për një nënë dhe grua të dashur, Liridonën, e cila u vra në menyrë misere.  Fokusi është në kujtimet e saj të mrekullueshme dhe nevojën për drejtësi për ngjarjen tragjike. Të  mbështesim  fëmijtë qe la mbrapa dhe familjet e Liridonës në këtë kohë të vështirë.  Zoti e mëshiroft të njerën!Mesazhi përcillet me empati dhe shprehje të ndjenjave të thella.💐💐💐💐💐”, shkruan Pacolli./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera