Lajme

Pacolli: Na ka ardhur koha

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 08 June 2017

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë në tubimin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Ferizaj se tashmë fitorja e tyre është e sigurt.

Ai ka përmendur një thënie të një ekonomisti, që thotë se ideja është e fuqishme nëse i ka ardhur koha.

“11 qershori është koha jonë, na ka ardhur koha”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Pacolli ka thënë se me ta në Qeveri çdo familje do ta ketë nga një të punësuar.

“Ne do të kemi rritje buxhetore dhe rrjedhimisht edhe rritje pagash, pensionet dhe të tjera”.

“Do të bëjmë reforma në drejtësi dhe do të krijojmë shtetit tonë një imazh më të mirë të cilin Kosova është duke humbur”.

“Falënderoj LDK-në që na lëshoi vend te jemi pjesë e familjes Rugoviane”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera