LDK-AKR-ALRTERNATIVE

Pacolli: Mos i besoni mjegullës së premtimeve të rrejshme. Ne jemi të dëshmuar!

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 31 May 2017

Mobilizim i fuqishëm në hapjen e fushatës Zgjedhore te koalicionit AKR- LDK- Alternativa në Podujevë, ku prezenca e mijëra qytetarëve dëshmoi edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të tyre për programin e përbashkët qeverisës të këtij koalicioni.

Në këtë tubim, ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputëtë nga radhët e Aleancës Kosova e Re, presidenti i partisë, Behgjet Pacolli, ju bëri thirrje qytetarëve që me datën 11 qershor të dalin dhe ta kryejnë obligimin e tyre qytetar duke votuar për më të mirët. Ai tha se në këtë datë qytetarët do ta dërgojnë në opozitë koalicionin e frikës e të territ, për t’i hapur rruge koalicionit të shpresës dhe integrimit të Kosovës në Evropë.

“Ndryshimi do të vijë me një qeveri dinjitoze që garanton mirëqenie dhe zotohet që këtë do ta bëjë me punë. Ne do ta ndryshojmë Kosovën me punë, me dashuri, me devotshmëri e me duar të pastra”, tha lideri i AKR-së.

-Advertisement-

Pacolli theksoi se programi qeverisës i koalicionit AKR-LDK-Alternativa, parasheh që secili person qe përfundon studimet, t’i garantohet punësimi. “Prandaj rini e dashur ndryshimi, do të bëhet vetëm me punë. AKR është parti e rinisë dhe ne kemi program të veçantë vetëm për rininë”, tha ndër të tjera presidenti Pacolli.

Ndërsa kandidati i koalicionit për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se Podujeva është vendi ku do te fillojë fitorja me 11 qershor. Ai tha se ky koalicion ka program të qartë për çrrënjosjen e skemave korruptive të cilat e dëmtojnë qytetarin e Kosovës. “Ne do t’i eliminojmë të gjitha barrierat dhe do të krijojmë një shtet funksional”, tha Hoti.

Më pas para qytetarëve u prezantuan edhe kandidatët e koalicionit për deputetë të cilët vijnë nga rajoni i Podujevës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera