Ekonomi

Pacolli merr premtime për mbështetje ekonomike nga Schneider

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 08 June 2018

Në kuadër të vizitës zyrtare në Luksemburg, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, takoi Romain Schneider, ministër për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar i Luksemburgut.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri, Pacolli, falënderoi ministrin Schneider për mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, duke vlerësuar faktin që Luksemburgu ka qenë mbështetës që nga momentet e rënda gjatë luftës e deri më sot, duke kontribuar me mbi 80 milion Euro.

“Programi i fundit prej 30 milion Euro për shëndetësi, arsim dhe fusha tjera tregon se Luksemburgu është partner i vërtetë”, ka thënë kryediplomati kosovar.

-Advertisement-

Tutje, ai ka folur për avancimin e Republikës së Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes rritjes së numrit të njohjeve dhe anëtarësimit në më shumë se 70 organizata ndërkombëtare.

Pacolli kërkoi rritjen e investimeve të kompanive nga Luksemburgu, pasiqë, siç tha ai, Kosova ka krijuar kornizë të mirë ligjore për bizneset dhe mbi 60 për qind e popullatës është nën 30 vjet.

“Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 4% dhe jemi duke punuar për rritje edhe më të lartë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, ministri Romain Schneider vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve që karakterizohen me bashkëpunim të shkëlqyer. Ai, shprehu gatishmërinë për mbështetje të Kosovës në zhvillim e mëtutjeshëm ekonomik.

Luksemburgu ka dhënë 30 milionë euro për programin 2017 -2020, fond i cili është për arsim, shëndetësi, zbatim të MSA-së etj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera