Lajme

Pacolli merr përkrahje nga ambasadori italian për liberalizim të shpejtë të vizave

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 27 June 2017

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.

Këtë e ka bërë të ditur vet Pacolli përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, transmeton infokusi.com

Ai tha se gjatë takimit u dakorduan që të punojmë rreth procesit integrues të Kosovës dhe liberalizimin e shpejtë të vizave.

-Advertisement-

Postimin e plotë të Pacollit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

“Kisha kënaqësinë të pres sot në zyrën time ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi me të cilin biseduam për proceset politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Me ambasadorin Sardi u dakorduam që të punojmë ngushtë për procesin integrues të Kosovës dhe liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët tanë.

Miqësinë dhe partneritetin me miqtë tanë perendimorë duhet ti ruajmë si sytë e ballit”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera