Lajme

Pacolli më i pasuri në Kosovë, i deklaron veç 10 milionë “cash”

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 14 June 2022

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është zyrtarisht njeriu më i pasur në Kosovë. Pasuria e tij totale sillet diku rreth 743 milionë euro, raporton Gazeta Express.

Pacolli ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 210 milionë euro. Këtu përfshihen shtëpi, toka dhe hotelet. Vetëm një shtëpi e tij kushton gati 18 milionë euro.

Për hotelin “Swiss Diamond” ka thënë se ka vlerë 42 milionë euro.

-Advertisement-

Tek pasuria e luajtshme, Pacolli ka deklaruar avionin, për të cilin thotë se kushton 8 milionë euro. Përveç avionit, ka deklaruar edhe tetë veturat e tij.

Në total, vlera e pasurive të luajtshme sillet rreth 8 milionë e 504 mijë euro.

Pacolli posedon edhe shumë aksione në shoqëri komerciale. Vlera e tyre sillet rreth 506 milionë euro.

Vetëm në Mabatex Group ka aksione në vlerë 200 milionë euro, për të cilat ka deklaruar pronësi të përbashkët.

Shuma e parave që Pacolli e ka në banka sillet rreth 10 milionë euro. Por, milioneri Pacolli ka edhe një kredi.

Ai ka deklaruar një kredi në vlerë 287 mijë e 971 euro, që thotë se e ka marrë për investime private. Ka afat që ta kthejë deri në vitin 2025.

Ndërkohë, si të hyra vjetore i ka deklaruar gati 4 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera