Pacolli mbështet Kurtin për tokën afër Manastirit të Deçanit: Vendimi s’është i gabuar
Autori: Gazeta inFokus
11:15 | 14 Mars 2024
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, ka thënë se vendimi i Qeverisë për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nuk është i gabuar.
Ai ka thënë se është një pikë që është dashur të përmbushte, pasi është pranuar që nga momenti që i shpalljes së pavarësisë dhe pranimit të dokumenti të Ahtisaarit.
Ai ka thënë se pavarësisht që kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar këtë vendim në të gjitha format, ai përsëri e ka pranuar atë, pasi sipas tij Kurti nuk është hera e parë që e nuk i mban premtimet.
“Po vendimi i Qeverisë nuk është i gabuar për arsye se përmbushte edhe një pikë që është dashur që të përmbushet, është një obligim që rrjedh prej momentit kur ne kemi shpallur pavarësinë gjegjësisht prej dokumenteve të Ahtisaarit dhe ky obligim ka mbetur aty është dashur që të përmbushte. Nuk besoj që dikush në Kosovë mendon se duhet të premton një herë edhe nuk e përmbush, premtimi duhet të përmbushte. Mënyra siç e ka trajtuar Qeveria këtë problem, gjegjësisht njerëzit e qeverisë është diçka tjetër. Nëse ata përpara kanë qenë kundër dhe kanë sha, kanë fyer, kanë bërë çmos për shkak të ekzistencës, vetëm mendimi që të pranohet kjo që është pranuar dje, ai e bënë këtë tani pa as një problem dhe siç jemi mësuar nuk është hera e parë që Kurti del prej premtimeve të tij, ai shumëçka ka premtuar nuk e ka mbajtur fjalën. Sigurisht edhe në të ardhmen ne duhet të mësohemi me këtë dhe do të kemi rast të tjera. Por si veprim unë nuk besoj që është i gabuar, është dashur të ndodh. I gabuar ka qenë që duhet të pranohet dokumenti i Ahtisaarit në atë kohë, mirëpo atëherë ne nuk kemi pasur kurrfarë ndikimi në atë dokument, ai dokument ekziston sot në bazë të atij dokumenti ne e kemi shpallur pavarësinë dhe normalisht është obligim që është dashur të përmbushet”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...






























