Lajme

Pacolli: LDK e LVV ta formalizojë marrëveshjen mes vete

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 10 August 2017

Lideri i Aleancës Kosova e RE, Behgjet Pacolli përmes një postimi në “facebook” ka kërkuar nga LDK dhe Vetëvendosje të formalizojnë marrëveshjen dhe ti japin fund krizës politike.

Pacolli ka thënë gjithashtu se AKR nuk  ka ndërruar pozicionin e saj dhe po kërkojnë zgjidhje e jo krizë, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Pacollit mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Edhe sot, pa ndodhur asgjë kaloi vazhdimi i seancës që u karakterizua me bllokadën nga koalicionit PAN. �Unë dhe AKR, interesin e Kosovës dhe tē qytetarëve e kemi vënë në radhë të parë dhe kërkoj nga të gjithë akterët politikë që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të mos kalkulojnë. �Për mua dhe AKR, është me rëndësi që sa më shpejtë të formohen institucionet e shtetit dhe të fillojë implementimi i detyrave që kanë mbetur peng e arrogancës politike. �AKR nuk ka ndërruar pozicionin e vet dhe jemi koherentë me propozimet tona që i kemi dhënë nga dita e parë. Ne e kemi identitetin tonë si parti liberale që ka parim zgjidhjet, dhe jo krizën, shtetin dhe qytetarin mbi partitë politike. �Zgjidhje të qëndrueshme po kërkojnë edhe miqtë ndërkombëtarë.

Unë nuk bëjë ultimatum, ultimatumin e vërtetë për zgjidhjen e krizes e përcakton ekonomia: e përcaktojnë humbjet dhe dëmi ekonomik që po i shkaktohet Kosovës cdo ditë (vetem deri tani 138 milion euro më pak vetëm nga FMN).�Unë thjesht dua të shoh lëvizje politike nga LDK-ja dhe VV-ja që të formalizojnē marrëveshjen që do i jepte fund krizës politike. �Unë u bëj thirrje edhe mediave dhe shoqërisë civile që kanë përgjegjësi të mëdha, që të japin kontributin e vet në mênyrë konstruktive për zgjidhjen e këtij ngërçi. Le t’ja përkujtojnë klasës politike pasojat ekonomike të krizës dhe të mos merren me konspiracione!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera