Lajme

Pacolli lartëson Erdoganin, nuk tregon pse shkoi me Thaçin në Stamboll

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 20 September 2020

Behgjet Pacolli, lideri i AKR’së, e ka lartësuar presidentin kontrovers turk, Rexhep Taip Erdogan. Ka thënë se Shefi i Shtetit turk është një mik dhe alet i madh i Kosovës. I ka lënë merita edhe për njohjet që i kanë ardhur Kosovës.

Mirëpo, ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk ka treguar se pse ka shkuar në takim te Erdogani bashkë me Presidentin Hashim Thaçi.

“Sot në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm”, ka shkruar Pacolli në një reagim në Fb.

-Advertisement-

Pacolli nuk ka asnjë funksion në institucionet e Kosovës përpos pozitës së deputetit opozitar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera