Lajme

Pacolli lajmërohet nga Washingtoni, ndodhet në eventin e organizuar nga State Departmenti

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 18 July 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli po merr pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare me ftesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“Sot më ftesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo duke marre pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare për të diskutuar mbi liritë fetare në mbarë botën dhe për të mbajtur takime bilaterale me zyrtarë amerikanë dhe homolog për të çuar përpara objektivat e politikës së jashtme të Kosovës”.

Pacolli përmes disa fotografive të publikuara, ka shkruar se do ta paraqes gjendjen në Kosovë dhe atë që kemi bërë në mbrojtje të lirive fetare si një nga vendet më të përparuara në Evropë dhe më gjerë.

-Advertisement-

“Atë të cilët janë përndjekur përshkak të besimit të tyre duhet të përkrahen dhe ata të cilët mbrojnë liritë fetare duhet të ju njihen meritat. Kosova do të punojë ngushtë me Departamentin e Shtetit Amerikan”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera