Lajme

Pacolli: Krenar me atë që Kosova po bën për Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 04 December 2019

Behgjet Pacolli, ministri i Punëve të Jashtme ka folur rreth dekorimit  të trupave të Kosovës të cilat morën pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit  në Shqipëri.

Këto trupa u dekoruan sot nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Pacolli tha se ndihet krenar me atë që Kosova po bën për Shqipërinë.

-Advertisement-

“Sot, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Zotri Ilir Meta dekoroi trupat e Republikës së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në Shqipëri. Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Kazermën Adem Jashari në Prishtinë. U dekoruan trupat e FSK-së, trupat speciale të policisë së Kosovës, minatorët e Trepçes dhe minierës Artana në Marec, njësitë zjarrfikëse të Kosovës, njësia e zjarrfikësve të Therandës dhe Qenin njësitit K9 të FSK. Ndihëm krenar më atë që Kosova po bën për Shqipërinë”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera