Lajme

Pacolli: Kosova të ngrijë plotësisht bashkëpunimin me UNMIK-un

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 16 October 2021

Kryetari i AAK-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova duhet ta ndërpres bashkëpunimin me misionin e UNMIK-ut. Pacolli ka përmendur rastin e pjesëtarit rus të UNMIK-ut i cili kishte përkrahur strukturat paralele të Serbisë dhe të cilin Kosova e kishte shpallur person të padëshiruar.

“Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, UNMIK-u kishte narracion të plotë të Serbisë për Kosovën. Në 2019, Kosova deklaroi Persona Non Grata, një pjesëtar rus të UNMIK-ut për përkrahjen e strukturave paralele dhe për krijimin e pengesave ndaj policisë. Kosova duhet të ngrijë bashkëpunimin me këtë mision plotësisht”, ka thënë Pacolli.

Pacolli poashtu përmendi edhe Sekretarin Gjeneral të OKB-së, që refuzoi të takohet me zyrtarët e Kosovës sikur paraardhësit e tij.

-Advertisement-

“Në OKB, Sekretari Gjeneral, Antonio Guterres ka refuzuar të takohet me zyrtarët e Kosovës duke e prishur traditën e paraardhësve të tij. OKB-ja ka një mision të vjetëruar në Kosovë që nuk bën asgjë dhe që shpenzon buxhetin e tyre për çështje të panevojshme që janë jorelevante për Kosovën. Koha të shkojë në shtëpi”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera