Pacolli: Kosova duhet të ndryshojë, ajo nuk mund të ecë më me këtë ritëm
Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 27 May 2017
Presidenti Behgjet Pacolli dhe kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, vizituan sot edhe qytetin e Vushtrrisë, ku mbajtën një takim me qytetarët e kësaj Komune.
Takimin e hapi Kryetari i degës së AKR-së ne Vushtrri, Nasuf Aliu, i cili duke e falënderuar Presidentin Pacolli dhe kandidatët e partisë, për vizitën, ju bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që t`jua japin besimin njerëzve që dinë të menaxhojnë dhe që dinë të qeverisin. Ai tha se qëndron krenar që është i renditur pas një personi që ka lënë pas vetes përplot suksese, vepra dhe argumente.
Më pas fjalën e mori Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili fillimisht falënderoi strukturat dhe anëtarësinë e degës, për punën e tyre si dhe qytetarët e Vushtrrisë për përkrahjen e treguar ndaj e Aleancës Kosova e Re. Ai tha se AKR do të punojë për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe për një perspektivë më të mirë të rinisë. “Kosova do të ndryshojë, nuk mund të ecë më në këtë mënyrë, unë jam i bindur për këtë.
Pacolli ka drejtuar kritika të ashpra ndaj institucioneve për shkatërrimin e maleve dhe lumenjve të Kosovës, duke përmendur kështu edhe potencialet zhvillimore të vendit, të cilat janë keqtrajtuar nga institucionet për vite me radhë.
Numri një i AKR-së tha se Kosova është degraduar nga njerëz të pandërgjegjshëm për një kohë të gjatë dhe se tani ka ardhur koha që kjo qasje të ndryshojë.
“Synimi im është mirëqenia e qytetarëve, ngritja e standardit jetësor dhe përfaqësimi i tyre nga njerëz profesionist, të përgjegjshëm dhe që do të punojnë me dinjitet”, tha ai ndwr tw tjera.
Më pas Presidenti Pacolli, para qytetarëve të Vushtrrisë ka prezantuar një nga një, kandidatët e Aleancës Kosova e Re për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...