Lajme

Pacolli kërkon t’i ndërrohet numri në listën e deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 21 May 2017

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka kërkuar ndërrimin e numrit në listën për deputetë të koalicionit me LDK’në. Ka propozuar që në numrin dy të jetë Korab Sejdiu, kurse, për vete të ketë numrin 50.

Zyrtarisht, ende LDK dhe asnjë parti tjetër s’i ka konfirmuar listën e deputetëve të LDK’së.

Mbrëmë, Klan Kosova, raportoi se Avdullah Hoti është prijës i listës, ndërsa, Vjosa Osmani është në numrin 81. Ndërkaq, Arben Gashi në numrin 61.

-Advertisement-

Këngëtari Labinot Tahiri është pozicionuar në numrin 10.

Zgjedhjet nacionale mbahen më 11 qershor pas rrëzimit të Qeverisë përmes një mocioni të NISMA’s për Kosovës i mbështetur edhe nga PDK’ja.

Në zgjedhje, koalicioni PDK-AAK-NISMA shkon me Ramush Haradinajn kandidat për Kryeministër, ndërsa, LDK-AKR-Alternativa me Avdullah Hotin. Ndërkaq, Vetëvendosje shkon me liderin shpirtëror Albin Kurtin.

Partitë politike kanë dorëzuar listat për deputetë të premten ndërsa kanë kohe deri të hënën të bëjnë korrigjime. Pastaj, pas të hënës, kur edhe certifikohen kandidatët s’do të ketë më mundësi për ndryshime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera