Lajme

Pacolli kërkon të bëhet një listë publike me emrat e të gjithë ofenduesve seksual

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 06 February 2019

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka theksuar se rasti i nëpërkëmbjes dhe cenimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh.

Prandaj, Pacolli ka kërkuar që të bëhet një listë publike me të gjithë ata që kanë kryer vepra të tilla, shkruan Gazeta inFokus.

Ky është shkrimi i plotë i Behgjet Pacolli:

-Advertisement-

Veprim urgjent institucional

I alarmuar nga rasti i sotshëm monstruoz i shkeljës së dinjitetit dhe i fyrjes që i bëhet vlerave e traditës sonë, si dhe cënimit të vet themeleve ligjore e institucionale nuk mund të qëndroj indiferent nga ajo çfarë pamë e dëgjuam sot. Rasti i nëpërkëmbjes dhe cënimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh, prandaj së shpejti do të propozoj që sikurse në botën e civilizuar dhe demokratike, këta shkelës monstruoz dhe kushdo që guxon të prek nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një gjykate, me automatizëm të figuroj në një listë publike të ofenduesve seksual. Atyre do t’ju ndalohej ushtrimi i çfardo roli a pozite zyrtare. Madje një listë dhe masë e ngjashme, do të duhej t’i nxirrte siç janë, edhe ata që dënohen për korrupsion.  Kupa është mbushur, duhet veprim urgjent institucional!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera