Lajme

Pacolli kërkon mbështetje për anëtarësim në INTERPOL

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 01 September 2018

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Dubrovnikut ka takuar Ministrin e Jashtëm të Maltës, Varmelo Abela.

Në kuadër të këtij takimi bilateral fillimisht është diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve.

Në vazhdim, kryediplomati Pacolli i ka kërkuar homologut të tij mbështetjen në procesin e anëtarësimit të vendit në Organizata Ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin në INTERPOL.

-Advertisement-

Gjithashtu, Ministri Pacolli ka kërkuar që Malta të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës si në rrafshin politik, ashtu edhe në zhvillimin e përgjithshëm përmes bartjes së përvojave të mira nga vendi i tyre.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm nga Malta, Abelo theksoi se Malta si deri më tani do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugëtimin e saj, ndërsa në referencë të kërkesës për INTERPOL, ai tha se Malta do të marrë përsipër të diskutojë me disa vende mike, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe do të kërkojë votën e tyre në favor të Kosovës.

Në fund të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli, ftoi Ministrin Abelo që të vizitojë Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera