Lajme

Pacolli jep mendimin e tij për presidentin e ardhshëm të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 12 October 2020

Lideri i Aleancës Kosova e Re, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli ka deklaruar se pozicioni i partive politike do të duhej të ishte i qartë.

Ai tha se tani po flitet për President të Kosovës, teksa ne e kemi atë.

Pacolli theksoi se tani është momenti i fundit që liderët politik të lënë mënjanë interesat personale, klanore e partiake e që të kontribuojnë për të mirën e vendit.

-Advertisement-

Sipas tij, tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve.

Postimi i plotë:

Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë … Tani nuk po flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin! Tani êshtë momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politiak njëherë e përgjithmonë të lënë më një anë interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit. Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera