Lajme

Pacolli ia kujton Kurtit kur e luste për bashkëpunim: Ooops… duke i kërkuar “shkatërruesit” koalicion

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 04 October 2022

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është mllefosur shumë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi këta të fundit e quajtën shkatërrues, përmes një video të publikuar dje në Facebook, ku sulmohen personat që në vitet e kaluara kanë qenë në pushtet.

Pacolli në reagimin e publikuar pak minuta më parë, ka postuar edhe një fotografi së bashku me kryeministrin Albin Kurti, duke ia kujtuar atij kohën kur e luste për bashkëpunim.

Kjo fotografi thotë se ishte në kohën kur Kurti i kërkoi Pacollit koalicion.

-Advertisement-

“Oops… duke i kërkuar “shkatërruesit” koalicion”, shkroi Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera