Lajme

Pacolli i uron shërim të shpejtë Mustafës, i quan të tmerrshme komentet kundër tij

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 10 July 2020

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar shërimin të shpejtë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus.

Ai i ka cilësuar të tmerrshme komentet që kanë shkuar në adresë të tij, pas konfirmimit të këtij lajmi.

Postimi i plotë i Pacollit:
Sapo mora lajmin se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë pozitiv në COVID-19. Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjerëzore për shëndetin e tij të disa individëve. Pavarësisht bindjës politike, ne jemi shqiptar dhe duhet të solidarizohem me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera