Lajme

Pacolli i reagon Kurtit për krizën energjetike: Zgjidhni problemin fillimisht dhe më pas gjeni fajtorin

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 27 December 2021

Kryetari i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i ka reaguar kryeministrit Kurti pas deklaratës së tij në lidhje me krizën energjetike në vend.

Ai ka thënë se çmimet e larta të importit janë pasojë e faktorëve të jashtëm, ndërkaq dobësimi i kapaciteteve është pasojë e shkaqeve të brendshme.

“Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro”, ka shkruar Kurti në Facebook.

-Advertisement-

E pak më pas përmes një postimi në Facebook ka reaguar i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka marrë një shembull nga rekomandimet e menaxhmentit të ekonomisë moderene, ku thuhet se fillimisht do të duhej të zgjidhej problemi e me pas fajtori.

Kjo besohet se shkon direkt si një reagim ndaj kryeministrit Kurti.

“Një nga rekomandimet e menaxhmentit të ekonomis moderne thotë;

“Zgjidhni problemin fillimisht dhe më pas gjeni fajtorin”, ka shkruar Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera