Lajme

Pacolli i prekur nga vdekja e 3 bashkatdhetarëve në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 17 October 2020

Dje si pasojë e një aksidenti në Gjermani kanë vdekur 3 anëtarë të një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajit, ndërsa kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen.

Ai thotë se ky lajm është jashtëzakonisht i rëndë. “Lajmi për tre bashkatdhetarë të tjerë të vdekur në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndë. Java që lëmë është e rëndë për Kosovën”, u shpreh Pacolli.

Viktimat janë të moshës 12, 18 dhe 35 vjeç të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë të Ferizajit.

-Advertisement-

“Lutem që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten!”, përfundon ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera