Pacolli i ofron Shakirës aeroplanin e tij që të vij në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 27 October 2018
Zëvendëskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli, i cili njëherit është edhe Ministër i Punëve të Jashtme ka folur për këngëtaren, Shakira e cila sipas Kryetarit të Komunës së Mitrovicës do të vie të performjë në hapjen e urës së Ibrit.
Mirëpo për këtë “dëshirë”, të Bahtirit, shefi i tij partiak, Pacolli është shprehur skeptik. Ai ka thënë se nuk beson që Shakira do të vie në Kosovë të performojë pa pagesë.
“Ardhja e saj pa pagesë është një dëshirë e shprehur nga kryetari Bahtiri, por unë nuk besoj se mund të ndodh diçka e tillë, pasi çdo gjë ka koston e vet. Mirëpo, ne jemi të gatshëm që në bashkëpunim edhe me donatorët, të përmbushim çdo aspekt ekonomik, që të mundësojmë ardhjen e saj në Kosovë”, ka thënë Pacolli në një intervistë për Telegraf.
Mirëpo, Pacolli është shprehur i gatshëm të ofrojë aeroplanin e tij privat ashtu sikurse për Duan dhe Ritën.
“Edhe nëse është këngëtarja ajo që vendos të vijë pa pagesë, ka plot shpenzime që duhet mbuluar menaxhmentin e saj, duke llogaritur këtu orkestër dhe gjithë stafin e nevojshëm. Ndërkohë për udhëtimin nuk është edhe shumë problem, pasi si për Duan dhe Ritën, jam i gatshëm që të ofrojmë udhëtimin me aeroplanin tim privat”, ka theksuar Pacolli.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ditë më parë kishte bërë të ditur që Shakira është këngëtarja e mundshme që do të performojë në hapjen e urës së Ibrit. Bahtiri kishte konfiruar se asaj i është bërë ftesë zyrtare vetëm se pritet përgjigja e menaxhmentit.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...