Lajme

Pacolli: Hapja e ambasadës japoneze në Prishtinë, lajm i jashtëzakonshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 15 April 2019

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pranuar urimet nga ministrja Shtetërore e Punëve të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, ku ia rikonfirmon hapjen e Ambasadës Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ritheksuar që hapja e ambasadës do të shënoj një momentum të ri dhe të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve tona.

Pacolli ka shkruar se gjithmonë është i lumtur kur pranon letra që ritheksojnë përkrahjen e fuqishme të vendeve nga të katër anët e botës.

“Sot pranova urimet më të përzemërta nga Toshiko Abe, Ministre Shtetërore e Punëve të Jashtme të Japonisë, ku theksohet rëndësia e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës. Ministrja Abe e afirmon tutje diskutimin që kemi pasur bashkë, për hapjen e Ambasadës Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ri-theksuar atë çfarë kemi diskutuar bashkë, që hapja e Ambasadës do të shënoj një momentum të ri dhe të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve, edhe ashtu të shkëlqyera mes dy vendeve tona. Japonia ka qenë dhe mbetët përkrahëse e fuqishme në kontinentin aziatik, dhe ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës këtij vendi”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera