Lajme

Pacolli: Gjendja e mjedisit në Kosovë është alarmante

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 18 September 2022

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se gjendja e mjedisit në Kosovë është alarmante.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se përmbytjet ndodhin për shkak të ndryshimit siç u shpreh ai të dhunshëm të ekosistemit të shkaktuar nga njeriu.

“Ndoshta është bërë banale, për faktin se shkruaj disa herë se gjendja e mjedisit në Kosovë është alarmante. Përmbytjet e njëpasnjëshme ndodhin vetëm për shkak të ndryshimit të dhunshëm të ekosistemit të shkaktuar vetëm nga njeriu. Prerja e pamëshirshme e pyjeve, shkatërrimi i shtretërve të lumenjve (eksploatuesit e paligjshëm të zhavorrit), mbushja e përrenjve dhe kanaleve me mbeturina, mbushja e pocetave dhe vijave të qarkullimit të ujrave, janë vetëm disa nga shkaqet e përmbytjeve të dhunshme”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se nuk është e drejtë që të abuzohet mjedisi, përcjell Klankosova.tv.

“Jam i bindur se proaktiviteti dhe vullneti i mirë i autoriteteve komunale dhe qendrore do të ndalonte degradimin e matutejshëm të mjedisit. Ne nuk kemi të drejtë të abuzojmë me mjedisin. Mjedisi është një dhuratë nga Zoti në të cilin ne mund të jetojmë, të përdorim të mirat e tij, por jo ta shkatërrojmë atë. Ne duhet ta ruajmë mjedisin dhe ta lëmë të paktën në gjendjen në të cilën e kemi gjetur nëse nuk mund ta përmirësojmë ate. Ruani mjedisin ju lutem”, ka shkruar tutje Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera