Pacolli: Fitorja jone, fundi i agonisë për Kosovën!
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 08 June 2017
Ta ruajmë votën e 11 qershorit, sepse është vote shume e çmuar!
Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka mbajtur sot tubim edhe në Lipjan, ku është bërë prezantimi i programit qeverisës, kandidatit për kryeministër si dhe kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit.
Qytetarët me një fjalë rasti i përshëndeti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili në prani të një numri të madh të qytetarëve ka thënë se, fitorja e koalicionit të shpresës, do të jetë fillim i mbarë e i ndritur, për Kosovën. “Fitorja jonë do të thotë fund i agonisë që e ka kapluar vendin tonë. Kosovën nuk do ta udhëheqin më hajnat dhe ata qe e keqpërdorën, por njerëzit e mendjes, të dijes e të paqes ” ka thënë Pacolli.
Ai beri thirrje që vota e 11 qershorit të ruhet me shumë kujdes. “Ta ruajmë votën tonë sepse ajo është ardhmja jonë” ka thënë Presidenti dhe ka shtuar se qëndron fuqishëm pas kandidatit më të denjë për Kryeministër, nga i cili ka pritje të mëdha. “Ne jemi rreshtuar me planin, strategjinë dhe listën e përbashkët. I kemi dhënë fjalën njëri tjetrit se krejt çka posedojmë do ta investojmë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës” tha ndër të tjera i pari i AKR-së.
Ai ka shtuar se ky koalicion është e vetmja alternativë që do ta krijojë një perspektivë për qytetarë dhe një shtet ku qytetarët do të duan të jetojnë dhe të jenë krenar me të.
Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, Dr. Avdullah Hoti, u shpreh i bindur ne fitoren, të cilën tash e disa ditë qytetarët po e konfirmojnë me pjesëmarrjen e tyre masive. “Fitorja do te jete e qytetareve gjithandej, fitore e te rinjve, e bujqve, pensionistëve, e nënave dhe e nxënësve. Punët e mira në Kosovë vetëm sa kane filluar, ndërsa ne, fillimin e kësaj pune do ta kurorëzojmë me 11 qershor” tha ai ndër të tjera.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...