Lajme

Pacolli falënderon Vuçiqin që po njeh realitetin në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 24 July 2017

Kryetari i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli përmes një postimi në “facebook” ka falënderuar Presidentin e Serbisë  Aleksandër Vuçiq që po e pranon realitetin e ri në Kosovë.

Ai ka thënë gjithashtu se ky qëndrim hap rrugën për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve, transmeton Infokusi.com.

Postimin e plotë të Pacollit bërë në “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“E lexova një intervistë të presidentit të Serbisë z.Aleksandër Vuqiq i cili për herë të parë pranon realitetin e ri në Kosovë, realitet të cilin ai thotë se duhet ta kuptojë edhe Serbia nëse dëshiron të ecë përpara.

Unë e përshëndes këtë qëndrim, i cili në thelb hap rrugën finale të normalizimit të raporteve ndërmjet dy vendeve, natyrisht duke përmbyllur edhe temën e të pagjeturve e cila është një plagë e rëndë për shumë familje këtu dhe gjithë Kosovën.

Ai thotë gjithashtu se “Serbia nuk duhet të lejojë që të humbas ose dikujt t’ia dorëzojë atë që e ka por as të pretendojë ta këthejë atë që në të shkuaren e ka humbur”.

Kjo është shumë e drejtë ngase as Kosova nuk pretendon të ketë asgjë që nuk i takon, ashtu siq nuk është e gatshme të jap asgjë që i takon.

Vetëm kur pranohet realiteti dhe të mos jetohet në ëndrra dhe mite, hapet rruga e progresit dhe integrimit.

Projekti i integrimit në BE është synimi ynë andaj,natyrshëm ai synim nuk mund të arrihet përderisa jetohet në mite dhe me gënjeshtra. Në këtë mënyrë, me këtë qasje të udhëheqjes shtetërore të Serbisë hapet edhe rruga e intensifikimit të dialogut konstruktiv ndërmjet dy vendeve tona.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera