Lajme

Pacolli e fut PAN-in në telashe të reja

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 05 September 2017
 Ramush Haradinaj e Kadri Veseli nuk mund të ndihen komod se do ta bëjnë Qeverinë e re, as pas marrëveshjes që kanë bërë së fundmi me Behgjet Pacollin.AktivPress mëson se ata janë futur në telash me Listën Serbe, pasi kanë shkelur një marrëveshje që kanë bërë me drejtuesit e kësaj partie, para se ta bënin koalicionin me AKR-në.

Në atë marrëveshje, siç thonë burimet, ndër tjera ka qenë e përcaktuar që Ministria e Bujqësisë, krahas dy ministrive tjera, asaj të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë për Kthim dhe Komunitete,  t’i takojnë Listës Serbe.

Mirëpo me marrëveshjen e mbrëmshme, Listës Serbe i janë lënë vetëm dy ministritë e fundit.

-Advertisement-

Ministria e Bujqësisë i është dhënë Aleancës Kosova e Re.

Pacolli në fakt ka arritur që t’i nxjerr pesë ministri me vetëm katër deputetë, që janë më pak se gjysma e deputetëve të Listës Serbe./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera