Lajme

Pacolli e fut PAN-in në telashe të reja

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 05 September 2017

Ramush Haradinaj e Kadri Veseli nuk mund të ndihen komod se do ta bëjnë Qeverinë e re, as pas marrëveshjes që kanë bërë së fundmi me Behgjet Pacollin.

AktivPress mëson se ata janë futur në telash me Listën Serbe, pasi kanë shkelur një marrëveshje që kanë bërë me drejtuesit e kësaj partie, para se ta bënin koalicionin me AKR-në.

Në atë marrëveshje, siç thonë burimet, ndër tjera ka qenë e përcaktuar që Ministria e Bujqësisë, krahas dy ministrive tjera, asaj të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë për Kthim dhe Komunitete,  t’i takojnë Listës Serbe.

-Advertisement-

Mirëpo me marrëveshjen e mbrëmshme, Listës Serbe i janë lënë vetëm dy ministritë e fundit.

Ministria e Bujqësisë i është dhënë Aleancës Kosova e Re.

Pacolli në fakt ka arritur që t’i nxjerr pesë ministri me vetëm katër deputetë, që janë më pak se gjysma e deputetëve të Listës Serbe./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera