Fokus

Pacolli e bën horë Pacollin

Autori: Valon Rogova 16:09 | 20 December 2018

Asnjë gjë të mirë nuk po shohin në punën e Behgjet Pacollit Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, viti që po lëmë pas po karakterizohet si i pazakontë, në diplomacinë kosovare.

“Kemi kaluar një vit të pazakontë në politikën e jashtme. Viti 2018 është vit i gjatë të cilit vendi ynë ka bërë shumë hapa mbrapa. Ky vit përbën një regres të plotë. Është thënë që do të kemi njohje nga Serbia, Anëtarësim në Interpol, duke kulmuar me data e deklarime edhe në kohën kur liberalizohet regjimi i vizave”, tha Pacolli,

-Advertisement-

Në një konferencë për media, anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, shtoi se kompromiset me Serbinë e kanë sjellë Kosovën në një situatë të rrezikshme.

“Tetë vite dialog kompromis pas kompromisi, arritëm në një situatë të rrezikshme. Duke hapur temën e kufijve presidenti Thaçi ktheu Kosovën para shpalljes së pavarësisë. Ç’akordim qeveritar me pasoja të shumta në nevojat ndërkombëtare. Kjo është e pafalshme dhe me pasoja afatgjate. Nuk duhet të zëvendësohen interesat me Gjermaninë me ato të Rusisë. Edhe në shërbimin e jashtëm nuk ka përmirësime”, u shpreh Pacolli.

Sipas Pacollit, vendimet e ministrit të Punëve të Jashtme, kanë qenë pa asnjë njoftim për deputetët e komisionit.

“Ministri ka marrë 40 vendime pa njoftuar deputetët e Komisionit Parlamentar për Politika të Jashtme. Ka pas emërime e shkarkime në përputhje me interesat personale të tyre. Kjo qeveri dështoj edhe me liberalizimin vizave pas që këtij premtime janë përsëritur qe 10 vite”, pohoi deputetja e VV-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera