Lajme

Pacolli: Dua ta ndihmoj vendin tim, Kosovën do ta bëj madhështore

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 11 May 2017

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve. Pacolli në këtë ligjëratë ka folur për veprimtarinë e tij dhe përvojat personale, duke treguar kështu detaje nga rrugëtimi i tij drejt suksesit.

Presidenti i AKR-së tregoi për sfidat që ka kaluar si dhe idolët që ka pasur përgjatë rrugës duke i motivuar kështu studentët për të ecur përpara.

Bisedën e tij Pacolli e filloi duke treguar për një eksperiencë personale, ai tha se edhe në kohën kur ju kishte rrezikuar jeta, nuk e kishte humbur shpresën asnjëherë dhe kishte vazhduar punën me përkushtim drejt suksesit.

-Advertisement-

“Unë dua t i jap dritë Kosovës, ta bëj atë të madhërishme, dua ta ndihmoj atë”, theksoi Pacolli.

Presidenti Pacolli foli për suksesin e tij, tek mësimet e të parëve, të kreativiteti, tek puna në ekip, tek modestia, besimi në vete dhe respektimi i partnerëve.

“Unë besoj tek rinia e Kosovës, që e ka shpirtin e pastër, plot ide, plot imagjinatë, plot dashuri për vendin ku do të jetojë. Rinia nuk ndikohet nga propaganda, ajo nuk e ka shpirtin e blerë me propagandë, sepse rinia është e sinqertë. Unë dua t i jap rinisë të ardhme në një Kosovë të re dhe madhështore.

Pas këshillave të shumta të Presidentit Pacolli për studentët, ata patën edhe rastin t’i parashtrojnë pyetje Presidentit të AKR-së, të cilave ai ju përgjigj me shumë konsideratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera