Lajme

Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 15 July 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur pesimist sa i përket mundësisë që liberalizimi i vizave të ndodhë sivjet

Në një konferencë për media, të mbajtur me rastin e marrjes së kryesimit të SEECP-së nga ana e Kosovës, Pacolli ka thënë se me dëshirë do të thoshte që liberalizimi do të ndodhte qysh nesër, por siç tha ai, “nuk mund të premtoj asgjë”.

As pas insistimit të gazetarëve për të dhënë një afat kohor, i pari i MPJ-së, nuk ka thënë se kur do të jepet drita e gjelbër që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.

-Advertisement-

“Mos më bëni të premtoj asgjë. Unë me vullnet do t’iu thoja ‘nesër’. Por, nuk mundem t’iu them. Jemi duke punuar, jemi në rrugë të mirë për këtë”, tha ai.

Ndryshe, kohëve të fundit, është kryeministri Ramush Haradinaj, që ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera