Lajme

Pacolli diskuton rritjen e bashkëpunimit me Kroacin

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 27 November 2018

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka diskutuar me delegacionin kroat për mundësi bashkëpunimi në mes dy shteteve në nivelin dy-palësh dhe shumë-palësh, gjatë takimit të mbajtur sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në kuadër të këtij takimi, Pacolli, fillimisht i ka informuar parlamentarët kroat me mbarëvajtjen e zhvillimeve të përgjithshme të vendit si brenda ashtu edhe jashtë.

Delegacioni kroat ishte në përbërje të, Domagoj Ivan Milošević, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Davor Ivo Stier, Anëtar, Joško Klisović, Anëtar dhe Jelena Špiljak, Sekretare e Komisionit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera